Rivali i “Topit të Artë”, FIFA zbulon trofeun e saj

06/01/2017 00:00

FIFA ka zbuluar trofeun që do t’i dhurojë futbollistit më të mirë të vitit. Ky trofe, tashmë rival me “Topin e Artë” pas divorcit me “France Football”, do të ndahet të hënën në mbrëmje.

Ceremonia do të mbahet në Zyrih, por institucioni më i lartë i futbollit botëror ka zbuluar se si do të duket trofeu që do të mbahet nga futbollisti dhe futbollistja më e mirë e vitit të kaluar.

Trofeu peshon 6.4 kilogramë dhe i gjatë 310 milimetra. Topi në krye simbolizon historinë e futbollit. Ngjyra e tij është e argjendtë.

Por, menjëherë pas publikimit të fotove në rrjete sociale, ka pasur një reagim nga ana e tifozëve të cilët kanë ironizuar me ngjyrën e trofeut.

Sipas tyre, ngjyra e argjendtë nuk simbolizon më të mirin në sport, por edhe forma duket si ato trofetë që jepen në kampionatet e 12-vjeçarëve.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel