Mahrez, “Topi i Artë” i Afrikës

06/01/2017 00:00

Ai u shpall futbollisti më i mirë i Premier Ligës në sezonin e mbyllur në Maj, por viti 2016 nuk mund të mos kurorëzohej me një tjetër arritje për Riyad Mahrez.

Bomberi që inspiroi Leicester Cityn në një fushatë fenomenale me triumfin në kampionatin anglez, u votua si futbollisti afrikan i vitit, pak ditë para se të bëhet sërish protagonist në konentinentin e zi me Kupën e Kombeve.

Në një ceremoni të organizuar në kryeqytetin nigerian Abuxha, mesfushori ofensiv 25-vjeçar arriti të rrëmbente trofeun me 361 vota. Ai doli para gabonezit Pierre-Emerick Aubameyang, sulmues i Borussia Dortmund, i cili fitoi trofeun vitin e kaluar, si dhe Sadio Mane të Liverpool.

Riyad Mahrez bëhet kështu futbollisti i tretë i lindur në Francë që fiton trofeun e më të mirit të Afrikës, kontinent i origjinës së lojtarit që luan me Algjerinë.

Më parë kanë fituar këtë çmim, Frederic Kanoute dhe Aubameyang. kjo është hera e shtatë që “Topi i Artë” i Afrikës vjen nga kampionati anglez.

Pati gjithashtu momente vlerësimi edhe për futbollin e femrave, me nigerianen e Arsenalit, Asisat Oshoala që u zgjodh më e mira e kontinentit.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel