Rally në pikë kulmore, aksidente dhe tërheqje në Dakar

06/01/2017 00:00

Gara spektakolare e Rally Dakar që ka impenjuar pilotët më të mirë të makinave dhe motorëve që në ditët e para të janarit, ka hyrë në një fazë kulmore, me ravijëzimin e pretendentëve, por edhe me aksidente të frikshme që për pak kanë sjellë tragjedi.

Carlos Sainz vuajti një aksident që fatmirësisht ishte pa pasoja të rënda, por rrezikoi jetën e dy pilotëve në makinë dhe të disa spektatorëve pranë vendit ku mjeti doli jashtë kontrollit. Fituesi i garës së Dakar në 2010 dhe dy herë kampioni i botës në Rally, ishte shumë pranë një suksesi në etapën nga Zhuzhui deri në Tupiza, por makina u përmbys.

Sainz vuajti frakturë në një këmbë dhe koopiloti Lucas Kruz dëmtime të vogla, ndërsa ekipi u tërhoq pasi makina Peugeot 3008 nuk mund të riparohej në kohë.

Dita e përmbysjeve dhe tërheqjeve të bujshme në provën masakruese mes Argjentinës dhe Bolivisë, Olli dhe aksidentet e Alesandro Boturi dhe Tobi Prajs. I pari vuajti një hematomë në kokë ndërsa i dyti kishte nevojë për transportim me helikopter në spitalin më të afërt, për shkak të një frakture në këmbë.

Top Channel