“Naomi Campbell, do të vrasim”

06/01/2017 00:00

Supermodelja Naomi Campbell ka zbuluar se edhe ajo, ashtu si Kim Kardashian, është sulmuar nga disa persona të maskuar në Paris, të cilët e kishin kërcënuar se do e vrisnin.

46-vjeçarja ka rikujtuar këtë incident, i cili ka ndodhur në 2012, në një intervistë të dhënë së fundmi. “Ata më ndoqën që nga aeroporti. Më sulmuan. Më hapën derën e makinës dhe më thanë: “Naomi Campbell, do të vrasim”.

Supermodelja ka thënë se në fraksionin e sekondës ajo ka marrë vendimin për të luftuar sulmuesit. Ajo ka shtuar më tej se dyshon që grupi i kriminelëve që tentuan ta grabisnin, mund të kenë qenë të njëjtët që kanë sulmuar Kim Kardashian.

Top Channel