Reshjet e dëborës kanë shkaktuar bllokimin e shumë rrugëve në rajon. Një aksident zinxhir ka ndodhur në autostradën Beograd-Nish, ku në jug të Serbisë janë aksidentuar dhjetëra makina dhe janë lënduar 17 persona.

Të bllokuar në zonat e aksidentit ka pasur edhe shqiptarë, të cilët po udhëtonin në këtë aks rrugor, por disa familje që kanë qenë aty janë larguar, pasi nuk kanë qenë të lënduar. Nuk ka hollësi të tjera lidhur me aksidentin apo nëse prej tyre ka pasur shqiptarë që janë mbajtur në spital.

Gjendje emergjente është shpallur në shumë vende dhe zona, të cilat janë pa energji elektrike. Ndërsa rrugët janë bllokuar edhe në Kroaci e Bosnje.

Situatën e ka vështirësuar fakti se dy ditët e fundit ka rënë 18 centimetra borë, ndërsa krahas erërave, temperaturat janë ulur në minus 8 gradë deri në minus 14.

Top Channel