Përplasja fatale, e filmuar nga kamera e sigurisë

06/01/2017 00:00

Të tjera pamje të aksidentit të rëndë, ndodhur mesnatën e së mërkurës në kryqeytet, kanë dalë në dritë. Në aksident humbi jetën 28-vjeçarja Xhenis Trebeshina dhe mbetën të plagosur 3 persona të tjerë, mes tyre edhe një efektiv policie.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë së një biznesi duket qartë se, mjeti që drejtohej në gjendje të dehur nga Ervin Bixhi futet në kryqzimin e Laprakës me të kuqe dhe një shpejtësi tepër të lartë, mbi 100 km në orë.

Automjeti përfundon në trotuar, ku fatmirësisht nuk kishte kalimtarë, pasi pasojat mund të ishin edhe më të rënda. Përplasja rezultoi fatale për 28-vjeçaren që ndodhej e ulur në pjesën e pasme të mjetit, ndërsa hetuesit dyshojnë se ajo nuk ka qenë e lidhur me rripin e sigurimit.

Shkaktari i aksidentit i arrestuar nga policia pritet të njihet me masën e sigurisë, ndërsa së bashku me efektivin Gjergj Koliqi dhe vajzën tjetër të lënduar ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel