Stuhi dhe akull, dëbora zbret në Jug. Vijnë temperaturat nën zero

06/01/2017 00:00

Stuhia e borës që preku të gjithë Europën Lindore, Ballkanin dhe vendin tonë, tashmë po spostohet drejt Europës Juglindore.

Në vendin tonë reshjet e borës do të ndërpriten në mesditë, por do të pasohen nga stuhitë e erës me shpejtësi mbi 20 m/s, të cilat do të shkaktojnë dallgëzim të fortë në bregdet deri në 8 ballë.

Ashtu siç pritej, temperaturat kanë zbritur ndjeshëm në të gjithë vendin. Temperatura ekstremisht të ulëta priten të regjistrohen në Verilindje dhe Juglindje të vendit në fundjave, ku termometri do të zbresë -16 deri -20 gradë Celsius, por prania e erës me drejtim nga verilindja do të bëjë që të ndihen 4 deri 5 gradë më pak se vlera e regjistruar.

Top Channel