Arrestimi i Haradinajt, Manjani i kërkon homologut francez të ndërhyjë

06/01/2017 00:00

Dy ditë pas arrestimit nga policia franceze të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i dërgon letër homologut të tij francez. 

Manjani i shkruan Jean-Jacques Urvoas për ndalimin e Haradinajt, duke i thënë se shteti serb ka keqpërdorur aksesin në Interpol për qëllime politike. Manjani i thotë ministrit francez të Drejtësisë së Haradinaj është liruar nga akuzat që ngre Serbia.

“Do të vlerësoja refuzimin tuaj të çdo kërkese për ekstradimin e tij dhe do t’ju lutesha për transmetimin e këtij shqetësimi autoriteteve gjyqësore franceze për lirimin e tij”, e mbyll letrën ministri Manjani.

Top Channel