Lirimi i Lulzim Berishës, shpërdorim detyre i gjyqtarëve

06/01/2017 00:00

Lirimi para kohe nga burgu i Lulzim Berishës ka ardhur si pasojë e shpërdorimit të detyrës nga disa gjyqtarë të Gjykatës së Durrësit.

Këto janë dyshimet e Prokurorisë së Durrësit, që, duke patur ndalim ligjor që të hetojë gjyqtarë të të njëjtit rreth, ka shpallur moskompetencën e hetimit dhe ia ka kaluar çështjen për veprime të mëtejshme hetimore Prokurorisë së Tiranës.

Kjo e fundit, në bazë të rekomandimeve nga Prokuroria e Durrësit, pritet të verifikojë disa vendime të marra në dy vitet e fundit nga Gjykata e Durrësit, që ka ulur disa herë dënimin e Berishës në bazë të kërkesave të bëra nga ky i fundit.

Top Channel