UEFA publikon formacionin e vitit

06/01/2017 00:00

Në ditët e para të këtij viti 2017, organi më i lartë i futbollit europian, UEFA ka publikuar formacionin më të mirë të vitit të sapombyllur.

Në portë është Xhanluixhi Bufon, i cili mungonte në këtë formacion prej mëse 9 vitesh. Në moshën 38-vjeçare ai është edhe sportisti më i madh në moshë në këtë formacion. Për herë të parë e sheh veten të përzgjedhur edhe mbrojtësi bardhezi dhe gjithashtu i axurrëve, Leonardo Bonuçi, duke u bërë mbrojtësi i tretë në historinë e këtij formacioni nga Juventusi, pas Xambrotës dhe Kanavaros në vitin 2006.

Mbrojtjen e plotësojnë Sergio Ramos (Real Madrid), Gerard Pique (Barcelona) dhe Jerome Boateng (Bayern Munchen).

Ndërkohë, sa i përket reparteve të tjera, të pakta janë surprizat. Në sulm është treshja e yjeve Ronaldo-Mesi-Grizhman. Portugezi, i cili është njëkohësisht edhe fituesi i Topit të Artë, e gjen vetën për hetë të 11 në formacionin e vitit të UEFA-s, ndërkohë për Mesin kjo është hera e tetë radhazi dhe francezi Grizhman debuton mes më të mirëve të vitit.

Ndërsa mesfusha përbëhet nga Andres Iniesta, Toni Kroos dhe Luka Modric.

Top Channel