Fushë Krujë, makina godet për vdekje këmbësorin. Ndalohet shoferi

05/01/2017 00:00

Një 40-vjeçar humbi jetën gjatë një aksidenti automobilistik në rrugën Tiranë-Fushë Krujë. Një automjet tip Benz Mercedes e goditi këmbësorin rreth orës 19:00 të së enjtes, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Policia sqaroi se 40-vjeçari ka marrë plagë të rënda vdekjeprurëse. Viktima mbetet ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, ndërkohë që ka ndaluar shoferin Gj. Gj., që goditi këmbësorin me automjetin e tij.

Top Channel