KLSH, kallëzim penal përgjegjësit të ARRSH, 9.4 mln euro dëme

05/01/2017 00:00

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar për ndjekje penale përgjegjësin e projekteve të huaja të Autoritetit Rrugor Shqiptar për shkelje të rënda financiare në projektet e bypas-it të Fierit dhe atij të Vlorës.

Sipas KLSH, nga auditimi janë konstatuar pagesa ndaj kontraktorëve privatë në kundërshtim me kontratën e punimeve civile dhe keqmenaxhim i fondeve, që kanë shkaktuar një dëm ekonomik për buxhetin e shtetit me vlerë 9.4 milionë euro.

Sipas KLSH, ky dëm është shkaktuar në mënyrë të qëllimtë për të favorizuar privatin.

Të dy këto vepra si bypas i Fierit ashtu dhe ai i Vlorës duhet të kishin përfunduar vite më parë, por për shkak të problemeve me kompanitë ndërtuese vazhdojnë të zvarriten.

Top Channel