“Rally Dakar”, surprizat e para pas etapës në Argjentinës

05/01/2017 00:00

Vijnë surprizat e para në garën spektakolare të “Rally Dakar”, që finalizoi etapën e tretë nga San Miguel në San Salvador, në një provë të vërtetë force prej 780 kilometrash, nga të cilët 364 ishin në etapë speciale.

Ndalesa e radhës që mori jetë tërësisht në tokën argjentinase, krahasuar me të tjerat dha verdiktet e para të paktën te makinat.

Favoriti Naser Al Atijah vuajti një defekt me një gomë dhe u nis me vonesë, që thuajse e certifikon daljen e tij nga lufta për titull. Nga problemet e princit të Katarit përfituan makinat Peugeot, që firmosën një tripletë të bukur me Stefan Peterhansel, përpara Carlos Sainz dhe Sebastien Loeb. Ky i fundit, falë garës së kujdesshme arriti që t’i shohë të gjithë nga lart në renditjen e përgjithshme.

Në kategorinë e motorëve ka një dominim absolut të Joan Barreda Bort. Spanjolli i Hondës e kompletoi provën deri në finishin e San Salvador në 4 orë, 23 minuta e 41 sekonda. Piloti plot grintë ishte thuajse 12 minuta më shumë se britaniku Sandërlend me motorin KTM, si dhe nga Huskvarna e drejtuar prej Rene.

Top Channel