Urdhër-arrestet serbe, Tahiri: Masa reciproke

05/01/2017 00:00

Kosova nuk duhet të mbetet prapa në aplikimin e masave reciproke ndaj Serbisë.

Deklarata është bërë nga ministrja për Dialogun, Edita Tahiri, një ditë pas arrestimit të Ramush Haradinajt në Francë në bazë të një urdhër-arresti serb.

“Edhe ne duhet të aplikojmë masa ndaj Serbisë në lidhje me fletë-arrestet që ajo po mban në fuqi”, ka thënë Tahiri në një prononcim për Radion Europa e Lirë.

Top Channel