Vuçiç: Franca të ekstradojë Haradinaj, kemi prova inkriminuese

05/01/2017 00:00

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se prokurorët serbë kanë një sërë provash dhe elementësh inkriminues ndaj Ramush Haradinajt.

Vuçiç ka thënë se ai do të dëshironte që Franca, si vend serioz ku sundon shteti ligjor, të mos veprojë mbi linjat e pozicioneve politike, por brenda të atyre të drejtësisë.

“Nëse nuk ndodh kështu, atëherë do të ngrihet pyetja sesi do të reagonte Beogradi në një situatë të ngjashme. Ta lënë të ikë edhe një herë e pastaj le të vijnë këtu e të më mbajnë leksione mbi kapitujt 23 dhe 24 të bisedimeve të anëtarësimit dhe parimeve të shtetit ligjor”, ishte komenti i Vuçiç.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës u ndalua të mërkurën nga policia në pjesën franceze të aeroportit Basel-Mulhouse, i hapur në vitin 1946, për të shërbyer në rajonin kufitar ndërmjet Francës, Zvicrës e Gjermanisë.

Top Channel