Moti i keq, ndërprerje energjie në zonat veriore

05/01/2017 00:00

Si pasojë e motit të keq ka patur stakime të energjisë në disa zona të vendit. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë njofton se aktualisht 8 fidra janë të dëmtuar, ose rreth 1 për qind e totalit.

Nga të dhënat del se shumica e problemeve shfaqen në zonat rurale, me rrjet të amortizuar, prej 6 KW. Zona më e prekur nga defektet është rajoni i Kukësit për shkak të reshjeve të borës.

Gjithashtu edhe në rajonin e Shkodrës dhe konkretisht në zonën e Pukës ka patur stakime të fidrave si pasojë e motit të keq.

OSHEE ka ngritur gatishmërinë për garantimin e furnizimit me energji të abonentëve dhe riparimin e çdo defekti që mund të krijohet në rrjetin e shpërndarjes nga moti i keq.

Në terren janë 1.800 punonjës për riparimin e defekteve në të gjithë vendin, në gatishmëri të plotë 24 orë.

Top Channel