Grabit makinën në një pikë servisi, arrestohet në kohë rekord

04/01/2017 00:00

Një person që rrëmbeu një automjet në një pikë servisi është ndaluar nga policia pas 30 minutash.

31-vjeçari Niko Zaimi, nga Tirana dhe i dënuar më parë për vjedhje, mori në zonën e Poligrafikut një mjet “BMW” që ndodhej i ndezur.

Duke përfituar nga hutimi i mekanikëve, ai u largua menjëherë, por policia e ka ndaluar ate në trafik, duke i vënë prangat.

31-vjeçari Zaimi është shoqëruar nga mjetet e policisë në komisariat dhe është akuzuar për vjedhje.

Top Channel