Rrëshqitja e dheut, MM dërgon mjetet e rënda në Kombinat

04/01/2017 00:00

Ministria e Mbrojtjes ka nisur pasditen e kësaj të mërkure mjetet e rënda në zonën e Kombinatit në Tiranë, për shkak të rrëshqitjes së tokës që rrezikon shtëpitë.

Në këtë zonë të kryeqytetit, kryesisht në rrugën “Haki Stërmilli”, janë të paktën 10 shtëpi që kërkojnë ndërhyrje emergjente për t’i shpëtuar rrezikut të dherave.

Rrëshqitja e dheut në këtë zonë ka nisur 2 muaj më parë, kur vetëm pak ditë pas transmetimit të lajmit në Top Channel, si qeveria edhe bashkia nisën punën për pastrimin e dheut.

Top Channel