Gjermani, kontrolle nga policia për bashkëpunëtorët e Amri

04/01/2017 00:00

Hetuesit gjermanë zhvilluan kërkime në një qendër refugjatësh dhe një apartament në Berlin, ku ata besojnë se jetonin bashkëpunëtorë të tunizianit që vrau 12 persona, me kamionin që drejtonte në kryeqytet.

Anis Amri, 24 vjeç, i cili u vra pak ditë pas sulmit në Itali, besohet se është personi që sulmoi tregun e Krishtlindjes më 19 dhjetor. Në kampin për refugjatët, hetuesit gjermanë kontrolluan banesën e një tuniziani 26-vjeçar, që ishte në kontakt me Amri deri para sulmit dhe, përveçse mund të kishte pasur dijeni, edhe mund të ketë ndihmuar agresorin.

Një situatë e ngjashme edhe në apartamentin në Berlin, ku jetonte një person që njihte Amrin. Sipas policisë, operacionet e kontrollit kishin si qëllim të grumbullonin më shumë informacion për sjelljen e Amri para dhe pas sulmit.

Ndërkohë, mediet gjermane raportojnë se shërbimet sekrete e kishin identifikuar Anis Amri si kërcënim shkurtin e kaluar, por më pas çuditërisht e kishin injoruar, duke e cilësuar të paaftë të kryente një sulm. Të dhënat e shërbimeve sekrete tregojnë se Amri i ishte vetofruar Shtetit Islamik si kamikaz, por më pas hetuesit vendosën se ai nuk do të ndërmerrte asnjë veprim. Raporti i medieve nuk është komentuar ende nga Ministria e Brendshme gjermane.

Top Channel