Premier, Arsenali ndryshon fytyrë për 30 minuta. Barazon me Bournemouth

04/01/2017 00:00

Arsenali i është falur sulmuesit francez Giroud, i cili në minutën e fundit të kohës shtesë ’92, duke shfrytëzuar krosimin e Granit Xhakës ka shënuar golin e barazimit ndaj Bournemouth, skuadër me të cilën deri në minutën e 58 ishin duke humbur 3-0. Sigurisht që meritë kanë edhe Sanchez e Lucas Perez, autorë të dy golave të tjerë për “topçinjtë”.

Me këtë barazmi, Arsenali mbetet në vendin e katërt të “Premier League”, me vetëm një pikë më pak se City i Guardiolës, duke shpërdoruar një mundësi të mirë për t’i parakaluar “Citizens”-at.

Ajo që u pa në “Dean Court” ishte më shumë sesa 3 pikët që kërkonte fillimisht Arsenali për t’u rikthyer në vendin e tretë. 60 minutat e para të ndeshjes ishin një makth i vërtetë për londinezët, pasi Bournemouth dominonte thuajse në çdo aspekt, duke shënuar edhe tri herë: në minutën e 17 me Daniels, në minutën e 20 Ëilson nga pika e bardhë e penalltisë, pas një ndërhyrjeje të gabuar të Granit Xhakës në zonën e rreptësisë, ndërsa goli i tretë u shënua në fillim të pjesës së dytë nga Fraser, i cili përfitoi nga gabimi i mbrojtësit Bellerin.

Megjithatë, edhe pse ndeshja dukej tërësisht e marrë fund, në 30 minutat e fundit u duk se nisi një tjetër histori. Sanchez me kokë në minutën e 70, më pas një magji e Lucas Perez në minutën e 76, ndërkohë që në ndihmë të “topçinjve” erdhi edhe arbitri që në minutën e 80 ndëshkon me të kuq Francis, pas një ndërhyrjeje të rëndë ndaj Ramseyt. Por rezultati do të ndryshonte për herë të fundit vetëm në minutën e 92-të, ndërkohë që Cech nga ana tjetër bëri një superpritje ndaj Arter.

Në ndeshjet e tjera, Stoke fitoi 2-0 ndaj Ëatfordit, kurse Sëansea mposhti në transfertë Crystal Palace 1-2. Sonte luhet edhe derbi i Londrës mes Tottenhamit dhe Chelseat.

Top Channel