Ja pse nuk luhet me krokodilin (Pamje të rënda)

03/01/2017 00:00

Spektali me krokodilin nuk është një lojë, e këtë e ka provuar më së miri një trajner krokodilësh në Tajlandë, i cili për pak sa nuk humbi krahun e tij.

Sumet Thongkhammuan ishte duke dhuruar spektaklin e radhës për publikun në Nakhon Sawan mbrëmjen e vitit të ri, kur krokodili vendosi të dalë nga skenari.

Ai i kafshoi dorën dhe u përpoq që t’ia këpusë, por fatmirësisht, kjo nuk ndodhi. Por trajneri nuk ia hodhi paq, në video dallohet qartë që krahu i tij është thyer.

Top Channel