6000 të vrarë në 6 muaj, Duterte: Sapo kam filluar

03/01/2017 00:00

Qeveria filipinase pretendon se po fiton në luftën ndaj drogës dhe se tashmë rrugët janë më të sigurta pavarësisht imazheve horror të kufomave që dergjen në rrugët e vendit.

Presidenti filipinas Rodrigo Duterte ka përshëndetur fushatën brutale në luftën ndaj drogës që vendi i tij ka përjetuar 6 muajt e fundit, ku rreth 6000 persona janë vrarë nga policia dhe civilë të thjeshtë.

Afro 900.000 përdorues droge janë vetëdorëzuar në polici nga frika se mos i vrisnin në mes të rrugës, shumica e të cilëve janë futur në burgje të mbipopulluar.

Duterte, i ardhur në pushtet më 30 qershor të vitit që lamë pas, ka deklaruar si ligji i tij për të vrarë edhe pa gjyq përdoruesit dhe trafikantët e drogës që nuk dorëzohen në polici do të vijojë të aplikohet deri në fund të mandatit të tij presidencial.

Por pavarësisht pretendimeve për fitore të qeverisë filipinase, imazhe të reja nga spitali i kryeqytetit Manila, tregojnë më tepër trupa të pajetë të sjellë nga rrugët.

Edhe pse numri i vrasjeve shtohet, qeveria filipinase e vlerëson drogën jo thjesht si çështje të sigurisë kombëtare, por edhe një “çështje e shëndetësisë publike”, duke ndërtuar edhe shumë qendra rehabilitimi përreth vendit.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel