Reagimet për koncertin e Dolit, Blushi ironizon

03/01/2017 00:00

Koncerti i Vjenës në Tirane u kthye në koncertin e Sherrit për politiken. Numri dy i LSI-së është kundër dhe thotë se koncerti i Vjenës duhet të flasë shqip nga orkestra e RTSH. Kundër tij është Erjon Braçe, ndërsa kundër të gjithëve del Ben Blushi, ku PS, PD e LSI i quan “treshe nën një qeleshe”. Ndërkohe Rama i pret artistët në kryeministri dhe i falenderon për mbrëmjen që dhuruan.

Zëvendëskryetari i LSI-se Petrit Vasili ka komentuar zhvillimin e “Koncertit të Vjenës” në Tiranë. Ai e vlerësoi eventin, por tha se atë mund ta bëjë edhe orkestra e Radio Televizionit Publik Shqiptar duke shtuar se formacion muzikor i RTSH-së është mëse dinjitoz. “Koncerti i Vjenës duhet të flasë shqip. Shkëlzen Doli dhe orkestra e RTSH-së mund ta sjellin Vjenën në Tiranë. Qeleshet rrinë më mirë në kokën e shqiptarëve si edhe shqiptarët e pinë më mirë rakinë me fund”,  tha Vasili.

Ndërkohe deputeti socialist Erjon Braçe i përgjigjet zv/kryetarit të LSI-së, kur pyet se ndaj cilit Zen protestojnë? Ai thotë se qe orkestra e RTSH i bie më mirë violinës, kjo nuk është kritikë. “Të drejtë kanë, në këtë vend kushdo i bie më mirë kitarës se Karlos Santana, këndon rok me mirë se Bono, bën tenorin me muzikë klasike më mirë se Andrea Bocelli, luan futboll me mirë se Leo Messi, bën trajnerin me mire se Hose Murinjo”, shkruan Braçe.

Por kryeministri Rama, në një postim në faqen e tij në Facebook i shpreh mirënjohjen Shkëlzen Dolit dhe Ansamblit Filarmonik te Vjenes per mbremjen fantastike qe i dhuruan Shqiperise, Kosoves e gjjthe shqiptareve kudo.

Edi Rama i cili i priti artistet edhe ne kryeministri i thotë se Koncerti i Vjenës në Tiranë mori ngjyra të veçanta falë gjetjes së bukur të qelesheve, rakisë dhe dollisë së ngritur nga instrumentistet vjenezë në gjuhën shqipe.

Ndërkohe Ben Blushi akuzon si edhe ironizon  tre partitë e mëdha, PS, PD dhe LSI. “Treshe nën një qeleshe”, i cilëson kreu i LIBRA, tre partitë sipas tij të vjetra,  që nuk merren vesh për qeleshen e Shkëlzen Dolit.

Sipas Blushit ata bien dakord për lejimin e importit të mbetjeve, për ligjin e Arsimit të Lartë që la mijëra nxënës pa shkollë janë në një mendje, apo për sabotimin e Reformës Zgjedhore.

Po ashtu sipas Blushit, ata u morën vesh për koncesionet që e rritën 46 për qind koston e shëndetit, e shtynë bashkë ligjin e ndalimit të kazinove,  banditët nëpër Bashki dhe Kuvend i kanë në tavolinë dhe simfoninë e papunësisë e luajnë me një violinë. “Do të mbahen mend si një treshe që e ndau një qeleshe”, deklaron kreu i LIBRA.

Top Channel