PSG prezanton Draxler, kërkon edhe Sanchez

03/01/2017 00:00

PSG ka prezantuar Draxler, teksa shfaqet me fanellën e tij të re që do të mbajë tek francezët. Por parizienët e kanë bërë të qartë se merkatoja e dimrit nuk do të mbyllet me kaq.

Tashmë objektivi parësor për PSG është Alexis Sanchez i Arsenalit, kiliani të cilit i skadon kontrata në 2018 i pëlqen shumë trajnerit Emery për aftësitë, por dhe eksperiencën e një karriere gjatë së cilës ka privuar të luajë si në Itali, ashtu dhe në Spanjë te Barcelona.

Në Paris, Sanchez mund të plotësojë një repart ku Cavani është tashmë i paprekshëm dhe është gati të rinovojë kontratën që do t’i garantojë një rritje të pagës duke arritur atë të Thiago Silvës që fiton 1.1 milionë Euro në muaj.

Uruguaiani deri tani ka shënuar 24 gola në 23 ndeshje, duke bërë të harrohet Zlatan Ibrahimovic në aspektin e llogarisë së golave, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për sa i përket staturës prej lideri në dhomat e zhveshjes. Cavani tani do të ketë shok reparti Draxler, i blerë për 38 milionë Euro, duke përfshirë këtu dhe bonuset.

Top Channel