Tjetër aksident në Shkodër, humb jetën një 19-vjeçar

03/01/2017 00:00

Brenda 24 orëve në Shkodër është shënuar viktima e tretë nga aksidentet. Një ditë pasi 2 kalimtarë humbën jetën, sot një i ri vdiq dhe dy të tjerë u plagosën.

Një aksident me pasojë një të vdekur dhe dy të plagosur ka ndodhur pasditen e së martës në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, pranë fshatit Berdicë.

Një automjet  tip “BMW”, me targë AA 681 PG, ku ndodheshin brenda  tre persona ka humbur kontrollin  duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Për pasojë ka humbur jetën 19-vjeçari Viktor Hili nga Shkodra që ishte pasagjer në automjet. Mësohet se viktima ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës si pasojë e plagëve të rënda.

Nga ky aksident ka mbetur i plagosur dhe drejtuesi i automjetit shtetasi me iniciale Gj.H 23 vjec dhe shtetesja me iniciale K.H 23 vjeçe që të dy nga Shkodra.

Sipas policisë drejtuesi i mjetit pas ndihmës mjekësore do shoqërohet në ambientet e komisariat të policisë Shkodër për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Ky është aksidenti i dytë me pasojë vdekje në Shkodër, rreth orës 17:00 të së hënës, Dy persona kanë humbur jetën pasditen e së hënës si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e njohur si Shtoj i Zi, kur mjeti tip Mercedes Benz, me targa AA 372 KJ, me drejtues 61-vjeçarin Nimet Bilani ka aksidentuar Fran Lucën (85 vjeç) dhe Kolë Gjonin (77 vjeç), të cilët ishin duke ecur në këmbë në këtë aks rrugor.

Top Channel