Parada e trëndafilave, bandat muzikore dhe këngëtarët elektrizojnë Amerikën

03/01/2017 00:00

Parada e 128 e trëndafilave në Pasadena të Shteteve të Bashkuara i ka elektrizuar spektatoret e mbledhur në të dy krahët e rrugës për të shijuar madhështinë e strukturave të zbukuruara me lule.

Tema e saj këtë vit ishte “ekoja e suksesit”. 40 ekipe, banda muzikore e këngëtarë u mblodhën për kënaqësinë e spektatoreve, qe nuk mbeten të zhgënjyer…

Pluskuesja “polineziane`”, e krijuar nga grupi “Donate Life`” kremtoi dhuratën e jetës përmes dhurimit të organeve. Mes luleve, ajo kishte 60 fotografi dhuruesish të organeve e 24 të tjera, të cilat i përkisnin personave që i janë nënshtruar transplanteve. Performanca e një grupi nga Letonia e Xhorxhias, të njohur si mbretërit e pushimit mes dy pjesëve të lojës, i argëtoi dje pa mase publikun.

Pluskuesja e Los Angelesit lartësonte nga ana tjetër përpjekjen e saj për të mikpritur lojrat olimpike të 2024-tes dhe ishte e mbushur me pjesëmarrës të këtyre lojërave si Nadia Comaneci, Bart Conner dhe April Ross. Rregullat e paradës diktojnë që të gjitha sipërfaqet e strukturave të njohur dhe si pluskuese të mbulohen nga materiale natyrore si lule, bime, fara, perime, fruta te thata ose lëvore druri.

Top Channel