Edhe pse rrezikonte jetën, ai u ngjit deri në katin e tretë të një pallati, nëpërmjet tubave të shkarkimit të ujit. Misioni i tij ishte të vidhte banesën me çdo kusht, për të siguruar paratë e drogës prej të cilës është shumë i varur.

Por, tani ndodhet në burg, i dënuar me 10 muaj. Historia e 22-vjeçarit Kevin Kaçe nga Tirana nis kur ai pranoi që për drogën që përdorte, paratë t’i paguante me këste. Por, në pamundësi për të gjetur 30 mijë lekë për 100 gramë drogë dhe nën presionin e shitësit, Kevini u detyrua të kryente një vjedhje.

Pasi hyri në banesën e një shtetaseje, mori prej saj disa bizhuteri floriri dhe një laptop. Por, ai u identifikua nga policia, që e arrestoi më pas. Gjykata e ka dënuar me 10 muaj burg.

Por, çështja nuk mbyllet këtu. Prokuroria po heton edhe për shpërndarësin e drogës, i cili ishte prezantuar tek Kevini me emrin Marsid Daci.

Top Channel