Ndahen lejet e drejtimit për automjetet manuale dhe automatike

03/01/2017 00:00

Në vitin 2017 do të fillojë lëshimi i patentave posaçërisht për drejtuesit e automjeteve me kambio automatike. Udhëzimi i Ministrisë së Transporteve që bën ndarjen e lejeve të drejtmit për mjete me kuti shpejtësie manuale ose automatike ka hyrë në fuqi.

Mosha e marrjes së kësaj lloj pantente nuk ndryshon, mbetet 18 vjeç. Përbri katgorisë përkatëse shënohet kodi numër 78, standard ky i Bashkimit Europian. I gjithë kursi praktik dhe teorik bëhet me autoshkolla që kanë kuti shpejtësie automatike, edhe testimet bëhen po ashtu.

Me këtë lloj patente nuk lejohet drejtimi i mjeteve me kambio manuale, ndërkohë që e kundërta ndodh. Nëse pajisesh me një leje drejtimi A, A1 apo A2 për mjete me kuti shpejtësie manuale, atëherë bëhet njehsimi i patentave, por duhet që i gjithë kursi praktik dhe teorik të bëhet nga e para me autoshkolla me kambio manuale.

Ndërkohë, udhëzimi i Ministrisë së Transporteve lejon marrjen për herë të parë të pantetave për moshat 16 vjeç, për disa kategori mjetesh të lehta që nuk i kalojnë 50 kubikë cilidratën dhe 45 kilometra në orë shpejtësinë. Kjo vlen për çiklomotorët, ashtu edhe për mjete me 3 apo 4 rrota, apo makinat elektrike, por me fuqi jo më të madhe se 4 kilovat.

Top Channel