Hashash në Igumenicë; sekuestrohen në port 200 kg

03/01/2017 00:00

Roja bregdetare greke ka sekuestruar rreth 200 kilogramë hashash në hyrje të Portit të Igumenicës. Autoritetet thanë se lënda narkotike ishte ngarkuar në një kamion me mobilje dhe kishte destinacion Italinë.

Derisa të verifikohet rasti, policia ka ndaluar dy shoferët e kamionit. Mobiljet ishin ngarkuar në periferi të Selanikut dhe droga ishte fshehur brenda tyre.

Zbulimi i hashashit u bë pasi kamioni u kontrollua në skaner. Roja Bregdetare tha se hashashi është ngarkuar në Shqipëri dhe prej andej është transportuar në Selanik.

Ndërkohë, policia greke për këtë ngjarje ka shpallur në kërkim dy persona, një shqiptar dhe një grek.

Top Channel