Milani, prioritet Donnarumma

03/01/2017 00:00

Donnarumma ende nuk ka mbushur 18 vjeç, por që tani ka filluar të thyejë rekorde dhe një ndër më interesantët është rinovimi i kontratës.

Në fakt, rinovimi me gjigandin e portës është prioritet te kuqezinjtë. Donnarumma do të mbushë 18 vjetët e tij në 25 shkurt dhe drejtuesit kinezë e shikojnë atë si një nga elementët kryesorë të skuadrës, rreth të cilit po mundohen të krijojnë një skuadër me ambicie, duke i ofruar një kotratë 5 vjeçare.

Por, për momentin, manaxheri i futbollistit, Mino Railoa ka frenuar gjithçka, pasi më parë kërkon të shikojë kushtet e kontratës e padyshim edhe vërshimin që do të bëjnë klubet e mëdha evropiane, të cilat e kanë shënjestruar që tani portierin italian.

Top Channel