Raketa e Koresë së Veriut, Trump: Nuk ka për të ndodhur!

03/01/2017 00:00

Pretendimet se Korea e Veriut po krijon një raketë ndërkontinentale të aftë të godasë Amerikën nuk e bindin Presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Njoftimeve se përgatitjet e liderit të shtetit të izoluar komunist Kim Jong-un janë tashmë në fazën e fundit, manjati iu përgjigj me një mesazh të shkurtër në Tëitter: “Nuk ka për të ndodhur”. Ai nuk la ndërkohë pa shpotitur edhe Kinën për indiferencën që po tregon kundrejt fqinjit të saj të rrezikshëm.

“Kina ka nxjerrë nga Shtetet e Bashkuara sasi gjigande parash e pasurie prej një tregtie totalisht të njëanshme, por ama me Korenë e Veriut nuk ndihmon. Bukur shumë”, shkroi Trump po në Tëitter. Ministria e Jashtme kineze u përgjigj duke kujtuar se përpjekjet e Pekinit për denuklearizimin e gadishullit korean janë mëse të dukshme për të gjithë. Kina, theksoi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, ka marrë pjesë aktive në diskutimet e OKB-së e i është bashkuar miratimit të disa rezolutave.

Përmes një mesazhi televiziv të dielën, Kimi vetë deklaroi se Peniani ishte shumë pranë testimit të raketave me rreze të gjatë veprimi, të afta të pajisen me koka bërthamore. Korea e Veriut, tha ai, ka tani një fuqi ushtarake në lindje, e cila e bën të paprekshëm edhe nga armiku më i fortë. Shteti komunist ka kryer dy testime nukleare vitin e kaluar, çka shton frikën se aftësitë e tij në këtë drejtim mund të jenë rritur ndjeshëm.

Nga ana tjetër megjithatë, atij asnjë testim i raketave ndërkontinentale me koka bërthamore nuk i ka rezultuar i suksesshëm. Ekspertët vlerësojnë që për këtë, mund të duhen më pak se 5 vjet.

Top Channel