28 mijë tifozë… për të parë stërvitjen

03/01/2017 00:00

Në stërvitjen e parë të vitit, drejtuesit dhe futbollistët e skuadrës së Portos nuk e kishin menduar asnjëherë se stadiumi i tyre do t’i ngjante finales së një kompeticioni.

Hapja e dyerve të impiantit mitik “Dragao” korrespondoi me një fluks të madh mbështetësish të formacionit luzitan, plot 28 mijë të tillë.

Shifra e regjistruar në stadiumin portugez kalon rekordin e vitit 2014 për një seancë stërvitore, e cila ishte deri këtë janar në kuotën 23 mijë. Në fillim, drejtuesit dhe trajneri i Portos menduan për hapjen e tribunës qendrore, por, ndërsa koha e stërvitjes po afronte, nisën të vijnë gjithmonë e më shumë tifozë, duke detyruar stafin të hapte thuajse të gjithë impiantin me kapacitet 50 mijë vende.

Braziliani Kelvin ishte mes risive të stërvitjes së parë të Portos, pas rikthimit nga huazimi te Sao Paulo.

Top Channel