Gagliardini mbetet zikaltër, nga Atalanta tek Interi

02/01/2017 00:00

I kërkuar shumë nga Pioli. I ri, konstant dhe ambicioz, për Suning gjithçka është e mbyllur. Mesfushori Roberto Gagliardini do të jetë lojtar i Interit për pjesën tjetër të kampionatit dhe më tej.

Për 22-vjeçarin po diskutohen vetëm detajet e transferimit, ku lojtari pritet që të huazohet për pjesën e mbetur të këtij sezoni dhe me të drejtë blerjeje në qershor, për 27-30 milionë euro, raportojnë mediat italiane.

Nëse gjithçka mbyllet shpejt, Gagliardini do të jetë pjesë e skuadrës  edhe në parballjen ndaj Udinezes këtë të diel.

Top Channel