Divorcet ulën dhunën, u dyfishua numri zgjidhjes së martesave

02/01/2017 00:00

Vitit që u mbyll 2016, mund të cilësohet edhe si viti i Divorceve për Gjykatën e Tiranës. Në dhomën civile të kësaj të fundit gjatë vitit të kaluar u shqyrtuan plot 1822 çështje për zgjidhje martese.

Krahasuar me një vit më parë, rezulton se numri i çështjëve për zgjidhje martese ka pësuar një rritje të konsiderueshme në masen mbi 30 për qind. Më konkretisht gjatë vitit 2015 në dhomën civile të gjykatë së Tiranës u shqyrtuan 1227 çështje për zgjidhje martese, ndërsa gjatë 2016 rreth 600 më shumë.

Sipas të dhënave statistikore rezulton se rritja e numrit të divorceve ka si shkak kryesor, gjendjen e ekonomike të çifteve, e cila për pasojë bëhet shkak për grindje e mosmarreveshje, që sjellin me pas edhe prishjen e martesës.

Por ajo që bie në sy është fakti se ndonëse është shtuar numri i divorceve gjatë viti 2016, krahasuar me një vit më parë, ka rënë ai i urdhërave të mbrojtjes, çka sipas psikologëve tregon për një rritje të nivelit të ndërgjegjësimit të njerëzve që tani po e pranojnë si një zgjidhje, prishjen e martesës pa kaluar në akte të tjera dhune apo kërcënimesh. Një rritje të lehtë kanë pësuar rastet e prishjes së martesave edhe për shkak të tradhëtive bashkëshortore.

Top Channel