“Ushqimi” vret 9 vjeçaren; Festat më pak alkool

02/01/2017 00:00

Një 9-vjeçare humbi jetën mbrëmjen  e së dielës në rrethana ende të paqarta. Edhe pas ndërhyrjes mjekësore mjekët nuk arritën dot ta shpëtojnë. Pas deklaratave të dhënë nga prindërit dyshimi bie mbi helmim ushqimor të vajzës, ajo kishte konsumuar verë.

Gjithsesi Policia e Tiranës ende nuk ka bere një deklaratë për ngjarjen pasi pret te dale nga ekspertiza mjekoligjore. Vajza ishte banore e njësisë administrative Kashar. 

Kjo është ngjarja e vetme e rëndë e regjistruar në ditën e parë të vitit në Shqipëri. Për fat të mirë pas shumë viteve nata e ndërrimit të viteve dhe orët e para të 2017-ës, kaluan pa aksidente tragjike.

2017 nuk ka shënuar ende arrestimin e parë të një drejtuesi të dehur në timon.

Për 2016-en ndalimi i fundit u bë në Sarandë në orën 20.00 të mbrëmjes. Drejtuesit e mjeteve u treguan të kujdesshëm me alkolin pavarësisht natës festive. Kjo u reflektua edhe në minimizimin e aksidenteve.

Për fat të mirë pas shumë viteve nata e ndërrimit të viteve dhe orët e para të 2017-ës, kaloi në Shqipëri pa shënuar ngjarje tragjike. Policia e qarkullimit rrugor nuk ka të shënuar asnjë të tillë në procesverbalet e saj që ka dashur ndërhyrjen e uniformave blu.

Pavarësisht kësaj masa administrative janë vendosur por në krahasim me vitet e shkuara ato kanë qënë më të vogla.
Por në kryeqytet, masën e alkolit nuk e kaluan as të rinjtë, që shpesh kanë dashur ndërhyrjen e mjekëve në shërbimin e Toksikologjisë në QSUT.

Në 1 dhe 2 janar këtij spitali u jane drejtuar dhjetera të sëmure, në shërbimin e infektivit por duke përjashtuar ndonjë rast sporadik, ata kanë patur nevojën e marrjes së ndihmës për sëmundjet virale.

Top Channel