Çako inspekton gatishmërinë në komisariate

02/01/2017 00:00

Drejtori i Përgjithshëm i Policise së Shtetit, drejtues madhor Haki Çako, ka verifikuar personalisht gjatë natës së ndërrimit të viteve gatishmërinë e forcave të rendit në Tirane dhe në rrethe.

Çako ka zhvilluar vizita të palajmëruara në komisariate të ndryshme të Tiranës, në sallën operative si dhe në drejtoritë e policisë në rrethe.

Përveç kontrollit mbi zbatimin e planit të masave për festat e fundvitit, kreu i policisë ka uruar edhe efektivët që kanë qënë në detyrë.

Ndoshta për këtë arsye këtë vit nuk u shënua asnjë ngjarje serioze apo aksident rrugor me pasoja në jetë njerëzish duke shënuar kështu rastin e parë thuajse në 26 vitet e fundit që nata e ndërrimit të viteve kalon pa incidente dhe persona të lënduar.

Top Channel