Oscar zbarkon si hero, futbollisti ‘mbytet’ nga tifozët

02/01/2017 00:00

Mesfushori brazilian Oskar dos Santos Eboaba Junior, i njohur në arenën futbollistike me me emrin e thjeshtë Oskar, pa sesi turma e madhe e tifozëve në Shangai mbipopulloi aeroportin për të nderuar lojtarin që firmosi me ekipin e ligës kineze.

Futbollisti brazilian kaloi te skuadra e Shanghai SIPG duke braktisur Chelsea në një lëvizje ku ndikuan dukshëm milionat dhe kontrata faraonike e ofruar nga aziatikët.

Edhe pse detajet financiare nuk janë bërë zyrtare, mediat britanike thanë se Shangai pagoi 60 milionë Euro për të sjellë Oskar në Ligën me nivel mesatar, por që po tërheq gjithmonë e më shumë yje. 25 vjecari i kombëtares karioka që shënoi 38 gola në 203 ndeshje me Celsin, fitoi shumë trofe mes të cilëve titullin, kupën dhe Europa Ligën.

Oscar do të bashkohet me ish trajnerin e bluve, portugezin Andre Vijash Boash te Shangai, në të njëjtin qytet ku janë dhe bashkëkombasit e tij Hulk dhe Elkeson. Mesfushori brazilain do të fitojë 400 mijë Paund në javë, nëj shifër e cmendur e cila gjithsesi u kalua menjëherë nga Tevez, me këtë të fundit në 615 mijë Paund në javë.

Top Channel