Ndëshkimet në Premier League, ndryshon rregulli i kartonave

02/01/2017 00:00

Futbollistët e Premier Ligës të cilët ishin vetëm një ndëshkim larg pezullimit në ditët e fundit të vitit, ishin të lumtur që 2017 erdhi shpejt. Futbolli anglez ka aplikuar ndryshime në rregulloren për pezullimet pasi tani do të duhen 10 kartona të verdhë për një lojtar, që të marrë një ndeshje dënim deri në 2 prill.

Risia e cila nis të aplikohet nga arbitrat dhe disiplina ka lehtësuar disi menaxherët e Ligës më të fortë të futbollit në planet. Të ashtuquajturit ndëshkime të pahijshme në Angli kanë penalizuar jo pak ekipet në përballje vendimtare, në një kampionat ku loja e fortë është prezente dhe nuk ndalet shpesh.

Nëse një futbollist në Angli do të marrë 20 kartona të verdhë në harkun e  një sezoni, do të duhet të paraqitet përpara një komisioni disiplinor, cka në këtë rast do të ishte rast aspak i zakonshëm. Kështu ata që heqin fanelat, që godasin topin prej zemërimit apo që vonojnë shpesh lojën, do të kenë një arsye më shumë për ta bërë këtë.

Federata shqiptare ende nuk e aplikon një rregull lehtësues si në ligat kryesore europiane. Në Shqipëri ne kemi ende rregullin e pezullimit me 3 kartonë të verdhë për çdo futbollist në kampionat, në një Kategori Superiore me 36 javë që penalizon jo pak ekipet tona.

Top Channel