Kundërshtuan policinë, arrestohen të dehur

02/01/2017 00:00

Drejtoria e policisë së Elbasanit ka ndaluar dhe ka nisur procedimin penal për pesë shtetas të cilët akuzohen se kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë gjatë kryerjes së detyrës.

Katër prej të ndaluarve janë banues në qytetin e Elbasanit ndërsa një prej tyre banues në fshatin Dardhë të Librazhdit. Ky i fundit ka kundërshtuar forcat e policisë brenda ambienteve të komisariatit të policisë së Librazhdit, ku ishte shoqëruar në gjendje të dehur.

Materialet në ngarkim të pesë shtetasve i kanë kaluar për hetime të mëtejshme prokurorisë së rrethit gjyqësor të Elbasanit.

Top Channel