Lumturia e policit që e duan të gjithë

02/01/2017 00:00

Forcat e policisë shpesh ndoshta japin idenë e personave paksa të ftohtë dhe shumë autoritar por gjithmonë në gatishmëri për të mbrojtur qytetarët dhe për t’u shërbyer atyre.

Por historia që do të tregojmë sot ka në qendër të saj një protagonist që na tregon një tjetër imazh të policit që jo të gjithë e njohin.

Edmondi është polic që prej 25 vitesh dhe është një prej personave më humanë dhe më të dashur të komunitetit ku ai jeton. Edmondi është gjithmonë duke ndihmuar të tjerët, prandaj edhe të gjithë njerëzit në lagjen ku banon e njohin dhe e vlerësojnë pafund. Ai është një njeri i thjeshtë, por për shumë njerëz që ai ndihmon çdo ditë, qoftë edhe me gjeste shumë të vogla, është një hero. Hero i çdo dite.

Edmondi është gjithashtu edhe një baba shembullor i dy fëmijëve dhe pavarësisht kushteve të vështira në të cilat jeton ai përpiqet gjithmonë që t’i përkushtohet familjes dhe t’u dhuroje atyre një jetë të lehtë.

Edmondi ka mbaruar shkollen e policisë dhe që ditën që filloi këtë punë ai nuk ka thënë asnjëherë se është lodhur por vazhdon të punojë me të njëjtin pasion si në fillim.

Pavarësisht se sa shume i ndihmon njerëzit e tjerë, ndoshta është ai vetë që ka më shumë nevojë për ndihmë. Edmondi dhe familja e tij jetojnë në një shtëpi në kushte shumë të këqija, një shtëpi tepër e vogël për një familje prej 4 personash. Fëmijët e tij po rriten dhe kanë nevojë për më shumë hapësirë, por duke qënë se ai është i vetmi që punon, nuk ka mundësi që t’u plotësojë gjithmonë kërkesat që ata kanë.

“Dua të të bëj të lumtur” i solli edhe më shumë buzëqeshje Mondit me një shëpi të re, dhe kjo falë Policisë së Shtetit dhe në veçanti ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Top Channel