Autobombë në Bagdad, 33 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

02/01/2017 00:00

Të paktën 33 persona kanë mbetur të vrarë gjatë një sulmi me autobombë këtë të hënë në Bagdad, sipas raportimit të Al Jazeera. Dhjetëra persona janë plagosur.

Ndërkohë që sot, ndodhet për një vizitë në kryeqytetin iraken presidenti francez, Francoise Hollande. Atentati ndodhi në një shesh mjaft të popullor shiit në Sadr City.

 

Për momentin askush nuk e ka marrë përsipër sulmin. rreth 29 persona mbetën të vrarë në tre atentate të ndryshme në Bagdad të shtunën. Shtatë agjentë policie vdiqën ndërsa një sulm ndodhi të dielën në qytetin e shenjtë shiit të Najaf, në jug.

Top Channel