Otranto, sekuestrohen 400 kg marijuanë

01/01/2017 00:00

Policia ka sekuestruar një sasi prej 400 kg marijuanë në veri të Otrantos. Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim dhe me Guardia di Finanzia.

Pas sinjalizimit të policisë së Shtetit, mëngjesin e 1 janarit në veri të Otrantos, në Torre Chianca, patrulla e Guardia di Finannza se Pulias ka zbuluar në breg të detit një gomone me rreth 300 deri 400 kg marijuanë. 

Gomonia ishte vënë në ndjekje që prej ditës së djeshme në zonën e Orikumit, por kishte mundur te humbiste gjurmët per disa ore. Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të përfshirë në këtë trafik.

Top Channel