Indonezi, merr flakë trageti. Të paktën 23 viktima

01/01/2017 00:00

Të paktën 23 vetë kanë humbur jetën dhe 17 të tjerë konsiderohen ende të humbur pasi një traget mori flakë pranë brigjeve indoneziane. Trageti Zahro Ekspres, po transportonte më shumë se 230 pasagjerë drejt ishullit tidung, një resort rreth 50 km nga kryeqyteti xhakarta.

Zyrtarët thanë se trageti mori flakë rreth 1.5 km larg portit Muara Angke, në xhakarta, pak pasi kishte nisur udhëtimin. Sipas raportimeve shumë nga pasagjerët ishin hedhur në det. 194 persona, sipas zyrtarëve janë shpetuar dhe nëntë po trajtohen në spital. Sipas raporteve, në traget kishte indonezianë që udhëtonin drejt Tidungut, që është pjesë e zinxhirit të ishujve Thausand, për të festuar vitin e ri.

Një zyrtar tha se trageti mbante dy herë më shumë njerëz nga numri i lejuar. Tragetet janë një formë shumë e përdorur e transportit në indonezi, vend ky që përbëhet nga mijëra ishuj. Por, standartet e sigurisë janë të mangëta dhe tragetet shpesh tejmbushen.

Top Channel