Policia në gatishmëri, disa të lënduar nga fishekzjarret

01/01/2017 00:00

Qindra forca policie, dhjetëra ambulanca si dhe zjarrfikëse ishin në gatishmëri‎ për të parandaluar çdo ngjarje të rëndë që mund të ndodhte gjatë momentit të ndërrimit të viteve dhe gjatë orëve të festimeve. E për të siguruar që policia ishte në gatishmëri, vet Drejtori i Pergjithshem i Policise, Haki Cako, ndodhej në shesh.

E qetë ishte situata dhe në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”‎, ku mjekët jashtë kamerave konfirmojnë se nuk ka pasur urgjenca, me përjashtime të disa raste të ardhura për shkak të diegieve nga fishekzjarret, të cilat janë dërguar në Spitalin e Traumës. Por në të dy spitalet, konfirmohet se numri i pacientëve është shumë herë më i vogël, se vitet e mëparshme.

Top Channel