Deisi dhe Sotiri, dy fëmijët e parë të 2017-tës

01/01/2017 00:00

Deisi dhe Sotiri janë dy fëmijët e parë që kanë ardhur në jetë bashkë vitin që sapo hymë, 2017. Kreu i bashkisë Erion Veliaj ishte sot i pranishëm pranë të dy materniteteve në Tiranë, “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni”, ku u dorëzoi çekun e bebes prindërve të fëmijëve.

“Jam shumë i lumtur sot që jam me dy prindër të mrekullueshëm, që kanë bërë një superbebe sekondat e para të vitit. Ne kemi pasur me sa duket një vit të begatë, sepse në sekondat e para lindi Sotiri dhe Deisi që lindi te materniteti tjetër. Në total, ka pasur 20 lindje në Tiranë. Do të thotë që ky do të jetë një vit i begatë për Tiranën”, u shpreh Veliaj. 

 

Kryebashkiaku tha se beson te një qytet i mundësive për të gjithë ata që jetojnë në Tiranë. 

 

“Për ne është gjithmonë lumturi kur çifte të reja shtohen në Tiranë, kanë familjen e tyre, punën e tyre dhe unë dua që ky të jetë qytet i mundësive, duke filluar nga çeku i parë për Sotirin, tek mundësia për të shkuar në një çerdhe më të mirë, në një kopsht më të mirë e pastaj për t’u bërë superqytetar për Tiranën. Unë besoj se nga prindër të rinj të mrekullueshëm, dalin qytetarët të mrekullueshëm”, deklaroi Veliaj.

 

 Ai falënderoi edhe stafin e mjekëve që u përkujdesën gjatë gjithë natës. 

FOTO GALERI
1/2
Sotiri

Top Channel