Tamara, e “larë në ar” për ndërrimin e viteve

31/12/2016 00:00

Tamara Ecclestone është përfshirë nga shpirti festiv përpara se të vijë ora e ndërrimit të viteve, duke u veshur, nëse mund të thuhet kështu, me pluhur ari për një set fotosh.

Tërësisht e zhveshur, me përjashtim të ngjyrës që i ka marrë trupi, 32-vjeçarja tregoi edhe njëherë linjat e saj të përkryera.

Tamara ekspozoi kurrizin e saj të zbathur, duke përdorur me kujdes krahun për të mbuluar pjesët intime të saj.

Foton, të postuar në rrjetet sociale, ajo e shoqëroi me diçiturën: “Ju uroj të gjithëve një Vit të Ri të paqtë, të mbushur me shëndet dhe shumë dashuri”.

Por përveç fotove personale, e bija e bosit të Formula 1, Bernie Ecclestone, postoi edhe disa foto familjare, me vajzën dhe bashkëshortin e saj.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel