Energjia në festa, OSHEE tregon hartën e grupeve të gatshme

31/12/2016 00:00

Për të siguruar energjinë elektrike pa ndërprerje sot, OSHEE ka nxjerrë në terren 1.800 punonjës që do të monitorojnë situatën 24 orë pa ndërprerje.

Ndërkohë është publikuar edhe harta e grupeve të gatshme dhe numrat e telefonit, sipas rajoneve, që njerëzit mund të përdorin nëse do të ketë probleme me energjinë elektrike.

Gatishmëria është organizuar mbi planin e masave teknike, e koordinuar nga secila Drejtori Rajonale e OSHEE-së, në të gjithë territorin sipas rajoneve, për ndjekjen e regjimit të punës së rrjetit shpërndarës, lokalizimin e defekteve dhe marrjen e masave për zgjidhjen e avarive të rrjetit shpërndarës, që furnizon spitalet, objektet e rëndësisë së veçantë, të gjithë konsumatorët.

Për një organizim më të mirë të punës, OSHEE fton abonentët të njoftojnë përmes numrave të kontaktit të afishuar në hartën përkatëse sipas rajoneve.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel