Putin ‘injoron’ Obamën, Trump: Është vërtetë i zgjuar

31/12/2016 00:00

Presidenti i zgjedhur Donald Trump përgëzoi Vladimir Putin, i cili vendosi të mos dëbojë diplomatët amerikanë nga Rusia, pavarësisht një lëvizje të ngjashme të Uashingtonit për ndërhyrjrn e dyshuar ruse në zgjedhje.

Si zakonisht përmes një mesazhi në Twitter, Trump tha se Putin bëri një lëvizje të shkëlqyer duke treguar se sa i zgjuar është. Moska ka mohuar gjithnjë cdo përfshirje të mundshme në zgjedhjet amerikane, dicka që mbështetet nga Trump, por jo nga administrata Obama që së fundmi mori masa diplomatike kundër Rusisë.

Pavarësisht se ministria e Jashtme ruse këshilloi marrjen e masave reciproke, presidenti Putin nuk pranoi. Kreu i Kremlimit tha se Rusia kishte cdo të drejtë të mundshme që të hakmerrej, por shtoi se ai nuk do të bjerë në nivelin e ulët dhe të papërgjegjshëm të diplomacisë që po shfaq SHBA.

Putin tha se qeveria e tij do të presë si do të shkojë zhvillimi i raporteve me presidentin e zgjedhur Trump, ndërsa ftoi fëmijët e diplomatëve amerikanë në Rusi që të kalojnë vitin e ri në Kremlin. Vec popullit amerikan, përmes një komunikate për shtyp, Vladimir putin i uroi vitin e ri presidentit të zgjedhur Trump, si edhe presidentit Barak Obama e familjes së tij.

Top Channel