Argëtimi shndërrohet në panik në parkun e lojërave

31/12/2016 00:00

Duhej të ishte një xhiro argëtuese dhe një ditë e zakonshme në një park lojërash, por për 21 personat që mbetën të bllokuar në lartësinë 40 metra nga toka, argëtimi u shndërrua në panik.

Fatmirësisht, vec frikës së madhe, ata nuk pësuan asnjë dëmtim, pasi zjarrëfikësit dhe ekipet e emergjencave amerikane ndërhynë me shpejtësi duke i shëptuar që të gjithë. Ngjarja ndodhi në parkun e lojërave Knott Berru në afëri të Los Anxheels në lojën e njohur si kabina e qiellit. Nuk është e ende e qartë pse kabina u ndal në atë lartësi, mbase për ndonjë defekt teknik, po pasagjerët e saj kaluan 7 orë frike derisa u shpëtuan nga zjarrëfikësit.

Edhe shpëtimi në vetvete ishte një eksperiecnë mjaft e frikshme për ata, pasi zbritën me litarë nga lartësia e madhe, mënyra e vetme për ti të shpëtuar. Shpëtimi masiv u shndërrua menjëherë në një shfaqje live dhe ndërsa ekipet shpëtimit bënin punën e tyre, me qindra spektatorë duartorkisnin dhe i mbështesin ata me brohoritje.

Top Channel