Zhvillimi i teknologjisë po ecën me një shpejtësi marramendëse, por edhe media e informacioni po e gjëmojnë hap pas hapi, sa herë-herë duket se janë në garë me njëra-tjetrën.

Dhe natyrshëm infomacioni te njerëzit vjen në kohë reale, nëpërmjet faqeve të internetit, rrjeteve sociale, direkt në telefonët që gjithësecili mban në duar. Dhe dita e ndërrimit të viteve është një kohë e mirë për të bërë bilance, krahasime, por ndoshta për t’u mburrur.

Ndoshta këtë pa pikën e modestisë mund ta bëjmë edhe ne në Top Channel, që nëpërmjet faqes zyrtare të internetit, por edhe rrjeteve sociale, kemi qenë ndër më të klikuarit në tregun mediatik elektronik.

Në fakt viti 2016 ka qenë një vit i mbushur me ngjarje, të cilat kanë zënë vend në kohën e gjithkujt, qofshin këto për politikë, ekonomi, sport, art apo edhe showbiz dhe Top Channel ka qenë gjithnjë aty.

Në një vëzhgim të hollësishëm në faqen zyrtare të Top Channel, te pjesa politike ‘togfjalëshi’ Refoma në Drejtësi ka zënë vendin më të madh, e natyrshëm ka marrë edhe më shumë klikime.

Që nga ditët e para të vitit, e deri në të fundit ky togfjalësh është bërë pjesë e leksikut të përditshëm, duke u përmendur më shumë se 250 mijë herë, e duke përfshirë pothuaj të gjitha kategoritë njerëzve, grupmoshat dh shpërndarjen gjeografike.

Ndër ngjarjet e tjera që kanë zënë vend të madh janë padyshim shenjtërimi i Nënë Terezës, që në faqen e internetit të Top Channel është përcjellë live, ashtu sikundër edhe në rrjetet sociale. Shenjtërimi i një figurë kaq madhëtore nuk mund të mos mungonte edhe në ekranin e Top Channel në një transmetim maratonë, me lidhje direktre nga Vatikani, Tirana, por edhe me një ekskluzive nga Kalkuta.

Shumë klikime janë gjeneruar ne faqen e internetit të Top Channel, por edhe në rrjetet sociale edhe për vizitën e sekretari amerikan i shtetit John Kerry.

Vëmendjen më ta madhe mediatike padyshim që gjatë 2016 e mori ekipi Kombëtar dhe epopeja e tyre shumë emocionuese në të parin evropian të futbollit. Ditët kuqezi janë pasqyruar me një frekuencë të lartë në faqen e Top Channel, që kish përgatitur enkas një faqe të dedikuar për këtë ngjarje të papërsëritshme. Goli historik i Sadikut, por edhe humbjet dramatike me Zvicrën e Rumaninë kanë qenë më të klikuarat e muajit. Por për të mos i anashkaluar shifrat është pikërisht nga sporti lajmi më i klikuar i vitit 2016. “Tifozet seksi të Euro 2016”, është lajmi që ka marë më shumë se 852 mijë klikime, në harkun e 24 orëve.

Top Channel nuk është mjaftuar vetëm duke përcjellë informacione, foto e video, shumë emocion dhe të qeshura kanë ardhur edhe nëpërmjet kanaleve zyrtare të Youtube. Klikimet në videot e Portokallisë kanë kapur shifra rekord gjatë këtij viti, plot 70 milionë herë, duke vërtetuar se ky është program më i dashur për të gjithë shqiptarët.

Investigimet e Fiks Fare janë klikuar jo vetëm në faqen e internetit, por edhe në kanalin e youtube të Top Channel. Transmetimi live i Top Story nga Amerika, me vizitën historike të kryeministrit shqiptar në Shtëpinë e Bardhë, kanë tërhequr shumë vëmendjen dhe padyshim edhe klikime.

Të bësh një njeri të lumtur është padyshim shumë e rëndësishme dhe Top Channel ka bërë shumë të lumtur gjatë vitit 2016, nëpërmjet programit televiziv ‘Dua të të bëj të lumtur’. Videot e këtij programi janë ndër më të klikuarat në kanalin e youtube të Top Channel.

2016 po largohet në rrugëtimin e pakthyeshëm, duke marrë me vete kujtimet e shumë ngjarjeve që kanë shënuar kohën tonë, por sigurisht duke i hapur vendin sfidave dhe synimeve për 2017.

Top Channel